Skip to main content

Posts

BBC: Ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, moment historik ose propozim për luftë

Recent posts

Merkel në Shkup më 8 Shtator, në Ditën e Pavarësisë

Agjenda për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel ende nuk është saktësuar, por përputhja e ardhjes së saj me festën shtetërore 8 Shtatori vetvetiu flet për simbolikën, tha sot zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski. Boshnjakovski theksoi se vizitat e Merkelit dhe kancelarit austriak Kurc janë bilaterale.   powered by Rubicon Project   powered by Rubicon Project "Agjenda për vizitën e Merkelit tanimë po konfirmohet dhe kur do të saktësohet, do të kumtohet", theksoi Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri. Ai konfirmoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg sonte vjen në Shkup. Informoi se janë paraparë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe konferencë e përbashkët për shtyp, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe vizitë në kazermën "Ilinden", si dhe me kryetari

Humbja e durimit me dialogun dhe integrimi në BE

Prishtina zyrtare po e humb durimin nga pritja e gjatë e rezultateve të dialogut me Beogradin, të cilin po e lehtëson Bashkimi Evropian me qëllim të normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si hapi i parë drejt integrimit të tyre në BE. Humbja e durimit nga procesi i stërzgjatur është hetuar qartë nga deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, kur tha të enjten në Prishtinë se Bashkimit Evropian nuk po i bëhet vonë, përderisa për Kosovën zgjidhja e disa problemeve të lëna pezull nga dialogu janë mjaft jetike. Ndërkohë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se ka kërkuar nga Brukseli dhe pala tjetër në bisedime, Beogradi, që marrëveshja të përmbyllet këtë vit, në mënyrë që Kosova të mos mbetet më peng i rezultateve të këtij dialogu dhe të vazhdojë tutje me rrumbullakimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar duke u anëtarësuar në Kombet e Bashkuara dhe të gjitha organizatat e mekanizmat tjerë ndërkombëtarë. Por, pritjet e spektrit politik

Koxias: Greqia nuk duhet t’i frikësohet kompromisit

Ndryshimi i kushtetutës është i domosdoshëm, ka thënë Kotsias , jo vetëm pse këtë e kërkon Greqia, por edhe si garancë e brendshme e qeverisë së ardhshme, për arsye se mund të paraqitet ndonjë “Gruevski 2” i cili do të kontestonte marrëvveshjen Shefi i diplomacisë greke, Nikios Kotsias, ka deklauar se Greqia , vend i fuqishëm dhe me histori të pasur, nuk duhet të frikësohet që të bëjë kompromis me një vend të vogël që ende nuk e ka gjetur identitetin e vet. Duke marrë pjesë në promovimin e librit “Çështja maqedonase” Kotsias ka thënë se marrëveshja në mes të Athinës dhe Shkupit duhet të jetë stabile dhe e qëndrueshme dhe të forcojë besimin e të dyja palëve, por për zgjidhjen e kontestit rreth emrit është i domosdoshëm ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë. Kotsias ka nënvizuar se emri i ardhshëm i fqiut verior nuk duhet të përmbajë elemente irredentiste, duhet të jetë emër i përbërë me atribut gjeografik dhe të përkufizohet se nuk bëhet fjalë për provincën Maqedonia të Greqisë.

Edhe Gjeorgjia dëbon diplomatët rusë

Gjeorgjia ka vendosur që të dëbojë një diplomat rus, duke iu bashkuar masës së dhjetëra shteteve, si përgjigje ndaj helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Britani. Përmes një deklarate, ministria e Jashtme e Gjeorgjisë ka thënë se “dënon përdorimin e armëve kimike në territorin e Mbretërisë së Bashkuar, që ka shkaktuar vuajtje të rënda dhe përbën kërcënim serioz për jetën dhe shëndetin e personave tjerë”. Duke theksuar se helmimi “përfaqëson sfidë serioze në sigurinë e përbashkët”, ministria ka thënë se një anëtar i stafit në sektorin e interesave ruse në Ambsadën e Zvicrës në Tbilisi duhet të largohet nga shteti brenda shtatë ditëve. Hapi i Gjeorgjisë ka ardhur pas dëbimit të më shumë se 150 dipomatëve rusë nga Britania, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja, disa shtete të Bashkimit Evropian, dhe disa të tjera që nuk i përkasin bllokut, duke përfshirë Ukrainën.

MPB: Shtetasve turq u janë revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme, përkatësisht Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, bën të ditur se në bazë të mandatit të saj për zbatimin e ligjit për të huajt, ka revokuar lejet e qëndrimit për shtetasit të Turqisë “Duke iu referuar rasteve konkrete Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion ka vepruar në bazë të Ligjit për të Huaj dhe mandatit që ka për shqyrtimin dhe vendosjen e  të gjitha kërkesave që kanë të bëjnë me leje qëndrim”, thuhet në njoftim. Sipas MPB-së, kjo është një procedurë ligjore e cila është aplikuar edhe në rastet e mëhershme, si për të huajt me leje qëndrimi, gjithashtu edhe për të huajt që kanë fituar shtetësinë e Kosovës dhe u është revokuar për arsye të sigurisë, apo procedurave tjera të parapara me ligjin përkatës. “Prandaj ne si organ kompetent, gjatë administrimit të provave kemi konstatuar se për personat në fjalë, ka bazë të mjaftueshme ligjore që të merren masat për revokimin e lejeqëndrimit të tyre në territorin e Republikës së

Nesër ndryshon ora, mësoni se si duhet vendosur akrepat

Me lëvizjen e akrepave të orës për një orë më vonë, prej sonte ora 2 pas mesnate do të konsiderohet 3, me çka fillon llogaritja verore e kohës. Vendimi për ditën dhe orën e fillimit dhe ditën dhe orën e përfundimit të llogaritjes verore të kohës për vitin 2018 është miratuar në seancën e fundit të Qeverisë, në pajtim me direktivat e Parlamentit Evropian. Llogaritja verore e kohës në vitin 2018 mbaron më 28 tetor në orën tre të mëngjesit, kur akrepat e orës do të zhvendosen një orës mbrapa.