Skip to main content

Koxias: Greqia nuk duhet t’i frikësohet kompromisit

Ndryshimi i kushtetutës është i domosdoshëm, ka thënë Kotsias , jo vetëm pse këtë e kërkon Greqia, por edhe si garancë e brendshme e qeverisë së ardhshme, për arsye se mund të paraqitet ndonjë “Gruevski 2” i cili do të kontestonte marrëvveshjen Shefi i diplomacisë greke, Nikios Kotsias, ka deklauar se Greqia , vend i fuqishëm dhe me histori të pasur, nuk duhet të frikësohet që të bëjë kompromis me një vend të vogël që ende nuk e ka gjetur identitetin e vet.

Duke marrë pjesë në promovimin e librit “Çështja maqedonase” Kotsias ka thënë se marrëveshja në mes të Athinës dhe Shkupit duhet të jetë stabile dhe e qëndrueshme dhe të forcojë besimin e të dyja palëve, por për zgjidhjen e kontestit rreth emrit është i domosdoshëm ndryshimi i kushtetutës së Maqedonisë.
Kotsias ka nënvizuar se emri i ardhshëm i fqiut verior nuk duhet të përmbajë elemente irredentiste, duhet të jetë emër i përbërë me atribut gjeografik dhe të përkufizohet se nuk bëhet fjalë për provincën Maqedonia të Greqisë. Ky emër i përbërë, sipas tij, duhet të jetë në përdorim të brendshëm dhe të jashtëm dhe të jetë i definuar në një marrëveshje ndërkombëtare dhe në ndryshimet e ardhshme kushtetuese të Maqedonisë.
“Duhet të gjejmë emër të përbërë që duhet të shprehë specifikën dhe pozicionin gjeografik të këtij shteti dhe njëkohësisht nuk do të cënojë asnjërën pale”, ka deklaruar minister i Jashtëm grek, Nikios Kotsias. Ndryshimi i kushtetutës është i domosdoshëm, ka thënë Kotsias , jo vetëm pse këtë e kërkon Greqia, por edhe si garncë e brendshme e qeverisë së ardhshme, për arsye se mund të paraqitet ndonjë “Gruevski 2” i cili do të kontestonte marrëveshjen./Express/

Comments