Skip to main content

Merkel në Shkup më 8 Shtator, në Ditën e Pavarësisë

Agjenda për vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel ende nuk është saktësuar, por përputhja e ardhjes së saj me festën shtetërore 8 Shtatori vetvetiu flet për simbolikën, tha sot zëdhënësi qeveritar, Mile Boshnjakovski.

Boshnjakovski theksoi se vizitat e Merkelit dhe kancelarit austriak Kurc janë bilaterale.
"Agjenda për vizitën e Merkelit tanimë po konfirmohet dhe kur do të saktësohet, do të kumtohet", theksoi Boshnjakovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.
Ai konfirmoi se sekretari i përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg sonte vjen në Shkup. Informoi se janë paraparë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe konferencë e përbashkët për shtyp, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe vizitë në kazermën "Ilinden", si dhe me kryetarin e komunës së Gazi Babës.

Comments