Skip to main content

Pësoi ishemi në tru, si paraqitet gjendja e ish- ministrit Hajdaraga


Ish- ministri socialist i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga dje pësoi një hemoragji cerebrale në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, në Qafë Thanë.


Në lidhje me këtë ngjarje dhe gjendjen e Hajdaragës dalin të tjera detaje.

Mësohet se në momentin e ishemisë Hajdaraga humbi kontrollin e mjetit duke goditur traun e kufirit shqiptar.

Prej vitesh ai jep mësim në një universitet të Strugës në Maqedoni.

Pas incidentit ai u transportua në spitalin e Strugës ku qëndroi për disa orë, ndërsa më pas në qendrën spitalore të qytetit të Prrenjasit.

Një helikopter e transportoi ish- ministrin Hajdaraga drejt Tiranës, ndërsa mjekët u shprehën se orët në vijim do të jenë vendimtare për shëndetin e tij.

Sot mësohet se gjendja e tij vijon të jetë kritike./Gazeta Express

Comments