Skip to main content

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë, pjesë e kuvendit të 138 të Bashkimit Ndër-Kuvendor në Gjenevë


Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi që nga sot deri më 28 mars do të mer pjesë në Kuvendin e 138-të të Bashkimit ndër-kuvendor që do të mbahet në Gjenevë.


Ndërsa nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit informojnë se Xhaferi do të kryesojë delegacionin kuvendor, me pjesëmarrës deputetët Tomisllav Tuntev, Jovan Mitrevski, Dimitar Stevananxhija, Rexhail Ismaili, Afrim Gashi, Juliana Nikollova dhe Cvetanka Ivanova, sekretare e përgjithshme e Kuvendit.

Gjithashtu Xhaferi do të mbajë fjalim në Kuvendin e Bashkimit ndër-kuvendor, por janë paralajmëruar edhe takime dypalëshe.



Comments