Skip to main content

Banesat e vjetra, pa mekanizma mbrojtës kundër zjarrit

Hidrantët zjarrfikës janë të shkatërruar ose nuk ekzistojnë fare thuajse në të gjitha ndërtesat e vjetra. Alsat-M vizitoi nga afër shumë ndërtesa banimi në komuna të ndryshme të Shkupit dhe vërejti se në disa prej tyre kanë mbetur vetëm kutitë e zbrazëta metalike, ndërsa në shumë të tjera të njëjtat ishin të mbushura përplot me mbeturina ose nuk ekzistonin. Banorët thonë se hidrantët janë vjedhur për tu shfrytëzuar për ujitjen e të mbjellave pasi që zorrët janë shumë të gjata.
Zorrët ishin aq të gjata saqë mbërrinte deri në dhomën e fjetjes, mirëpo i vodhën, i thyejnë, i shkatërruan”.
“Ata që ikën prej këtu, u shpërngulën, i morën edhe zorrët me vete. Po i përdorin për të ujitur kopshtet, kush në Kisella Vodë e kush në Orizarë, hidrantë nuk ka, nuk punon asgjë – thonë banorët.
Banorë të tjerë madje ankohen se pas shkatërrimit të hidrantëve askush nuk kujdeset që të njëjtat sërish të vihen në funksion.
Duhet të jenë në funksion por kush të kujdeset për to. Unë këtu jam prej vitit 1981, deri tash askush nuk mori masa për to. Dikush thotë se Këshilli banesor t’i rregullojë por unë nuk e di, hidrantët nuk janë përgjegjësia jonë. Ato janë shumë të rëndësishme, si nuk janë, këto ndërtesa janë të vjetra 50 vjet”.
“Duhet të rregullohen por nuk e di se kush duhet t’i merr ato masa – shprehen të tjerë.
Në ndërtesën tuaj ku jetoni, si është gjendja?
Nuk funksionojnë, fare nuk funksionojnë. Tani shpejt kam ardhur këtu, janë vetëm kutitë, nuk ka asgjë, janë të zbrazura. Nëse ndodhë ndonjë fatkeqësi, ndonjë zjarr atëherë me çka do të fiket, atëherë duhet me kova, kjo është tragjike, duhet të rregullohen por…”
Edhe nga njësia e zjarrfikësve në Shkup kanë vërejtje të shumta për hidrantët nëpër ndërtesa. Nga kjo e fundit thonë se mungesa e tyre shkakton humbje të madhe në kohë për shuarjen e zjarrit, madje duke shtuar se përgjegjësia për mirëmbajtjen e tyre i takon Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Pengesë tjetër gjatë ndërhyrjes tonë, posaçërisht në objektet kolektive për banim është mungesa e pajisjes së duhur që është e paraparë në vet objektin, kjo është karakteristike për gjithë qytetin, rrjet hidraulik jo i duhur dhe mungesë të dollapëve të kompletuar hidraulik, kjo shumë vështirëson ndërhyrjen tonë dhe humbim shumë kohë – thotë  Zvonko Tomevski, Komandant i Njësisë Zjarrfikëse.
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim pranojnë se hidrantët janë në gjendje të tillë. Ata thonë se Këshilli banesor deri te Drejtoria duhet të parashtrojë kërkesë për riparimin e tyre. Alsat kontaktoi disa nga përfaqësuesit e Këshillit banesor lidhur me këtë temë por asnjëri nuk iu përgjigj pyetjeve.
Melihate Rustemi

Comments