DZK-ja
kishte vendosur që t’i mbyllë të gjitha dyert për mua, por jo edhe bedemat prej
nga do të fluturonin qindra shtiza mbi personalitetin tim. Marëdhëniet në mes
nesh u acaruan tepër shumë. E pranoj, kisha qenë shumë naiv në bindjen time se
mund t’ia dal në skaj dhe madje edhe t’i mund shërbimet e këtij Institucioni të
sigurisë. Filluan të më ndjekin disa joshje të cilat nuk mund t’i refuzoja aq
lehtë. DZK-ja i dinte të gjitha dobësitë e mia, kurse unë asnjëherë nuk isha
marrur as me këto dobësi por as që më kishte shkuar në mend se policia sekrete
do të më godiste pikërisht aty. Korrupsionin e kisha qejf shumë. Jo vetëm kur
korruptoja por edhe kur më korruptonin më vinte mirë, sepse, ata që më
korruptonin menjëherë i klasifikoja si armiq të mi. Paratë ua merrja ndërsa punën
asnjëherë nuk ia kam kryer asnjë korruptuesi. Ata që korruptoheshin i vija në
shërbim për pak kohë dhe, menjëherë i shkëpusja raportet me të tillët, sepse të
korruptuarit janë qenie me karakter katastrofal. Unë nuk bëj pjesë në këtë
grup, sepse, unë korruptohesha vetëm për të parë se kë e kam mik e kë armik.
Miqtë e mi kurrë nuk më korruptonin, ata më mbështesnin!
Jo
rallë më kishin përcjellë deri sa korruptohesha. Një ditë, Kiro Fuzofski më tha
që të kem kujdes se, posedojnë shumë fakte të cilat do të mund të më çonin
drejt e në burg!
Dobësi
tjetër seç mu shfaq flirtimi! Çuditërisht në rini moralin e kisha më të fortë
kurse në pleqëri, nuk di se prej nga më shpërtheu kjo dëshirë për dashuriçka. E
kisha një parandjenjë se shumë herët do të ngel i ve (vejn) prandaj kisha
marrur masa që të krijoj miqësi me femra dhe, miqësinë madje ta ngrisja deri në
dashuri të pashpallur, të konservuar për ndonjë ditë më të vështirë për mua.
Çuditërisht, të gjitha flirtimet e mia patën një karakteristikë shumë interesante:
femrat që më ofroheshin mbanin emrin që niste me F! Le të themi se, këto F-ja
ishin Fatime dhe, të gjith që më ofroheshin kërkonin lidhje të zjarrta. Njërën
e dija që e kisha të lëshuar nga Jakup Selimovski, gjegjësisht nga vetë shërbimet
sekrete, kurse të tjerat, nuk më rezultonin se kishin lidhje me shërbimet. I
mbaja në distancë të madhe. I udhëzoja të lidheshin me fëmijët e mi, me vajzën
e me djemtë, me qëllim që të humben të gjitha dyshimet por, Fatimet të
llogariteshin si shoqet e fëmijëve të mi. Kësisoj, si shoqe të fëmijëve të mi i
kisha edhe më pranë, i kisha në shtëpi, i kisha mysafire të sofrës, ku na shërbente
Sulovica, bashkëshortja ime.
Më
vonë, desh më dolën mendtë kur njerzit e DZK-së ma bënë me dije se më kishin në
grusht dhe se do të duhej të dorzohesha, ndryshe, një fushate që kishte nisur
kundër meje viteve 1999-2000, do t’ia bashkangjisnin edhe faktet që ishin
fatale për mua si reis. Ata kishin në mend të më padisnin si trafikant i qenies
njerëzore, si donzhuan që femrat e mia ua bëj fëmijëve të mi, sepse, tashmë i
kishin incizuar dy djemtë e mi tek kishin bërë dashuri me Fatimet me të cilat
paraprakisht po flirtoja edhe vetë unë.
Unë
kisha menduar se me mbylljen e dyerve nga ana e DZK-së tashmë kisha shpëtuar
prej lojërave të këtij institucioni shtetëror. Kurrë nuk më kishte shkuar në
mend se ky akt i tyre në fakt do të thoshte luftë e ashpër kundër meje!
(Memoari i radhës: Loja e tetovarëve
kishte një kokë)
Comments
Post a Comment